Po shfaqen postimet me emërtimin Projekte. Shfaq të gjitha postimet
Po shfaqen postimet me emërtimin Projekte. Shfaq të gjitha postimet

22 shkurt 2018

Un lexoj, lexo dhe ti!


      Me 08.02.2018 në hapësirat e shkollës fillore “Përparimi” Çegran, u realizua projekti “Un lexoj, lexo dhe ti!” Projekt i përbashkët me të punësuarit e shkollës, nxënësit dhe prindërit e nxënësve, ku u shkëmbyen libra të ndryshëm dhe u realizua lexim i përbashkët. Qëllimi i këtij projekti, ishte nxitja e ndjenjës për librin dhe fjalën e shkruar.



22 dhjetor 2017

Tregu vjetor

      Nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, bashkërisht kanë përgatitur punime dhe ushqime tradicionale, të cilat janë të ekspozuara për shitje në treg. Aktiviteti u realizua me datë 21.12.2017 (e enjte).

      Qëllimi i aktivitetit ishte motivimi i nxënësve, që në bashkëpunim me prindërit dhe mësimdhënësit, të edukohen për punë të përbashkët dhe për ngritjen e aftësive për ndërmarrësi. Poashtu në kuadër të këtij aktiviteti u realizua edhe kuiz nga lënda e matematikës, me nxënësit e klasave të pesta












 

18 shkurt 2015

Projekt për integrim ndëretnik në arsim


Në shk. fillore "Përparimi" Çegran u organizua trajnim me arsimtarët e shkollës sonë për realizimin e projektit "Integrimi ndëretnik në arsim" ku arsimtarët u njohtuan me format dhe metodat e realizimit të këtyre aktiviteteve.


Aktivitete të realizuara nga nxënësit në projektin për integrim ndëretnik në arsim


25 dhjetor 2014

Panairi në shkollë (Dhjetor 2014)


    Të mërkurën me 24 Dhjetor 2014 në hapsirat e shkollës qendrore "Përparimi" Çegran, nga ana e nxënësve u organizua panairi i librit. Pjesmarës në panair ishin nxënësit, arsimtarët prindërit e nxënësve si dhe qytetarë tjerë. Për këtë rast nxënësit kanë nxjerrë në shitje libra të ndryshëm, punime artistike, ushqime të ndryshme tradicionale si dhe sende tjera për shitje. Me këtë projekt synohet që te nxënësit të nxitet ndjenja për sipërmarje dhe biznes. Mjetet e grumbulluara nga ky panair, do të shfrytëzohen për furnizimin e bibliotekës së shkollës me literaturë si dhe lektyra të ndryshme të cilat u nevojiten nxënësve gjatë shkollimit të tyre.

27 tetor 2014

Hapja e sallës dhe ushqimet tradicionale


Me datë 21.10.2014 u lëshua në përdorim salla e shkollës fillore "Përparimi" Çegran ku morën pjesë kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, muftiu i BI në Gostivar efendi Shaqir Fetahu, përfaqësues nga komuna, nxënës, prindër, arsimtarë si dhe përfaqësues të mediumeve. Poashtu me rastin e lëshimit të sallës në përdorim, nga ana e nxënësve të shkollës u organizua edhe aktiviteti "ushqime tradicionale"


20 tetor 2014

Maqedonia pa mbeturina

          Në shkollën fillore "Përparimi" Çegran me datë 18.10.2014 u realizua projekti "Maqedonia pa mbeturina" Qëllimi kryesor i projektit ishte pastrimi i mbeturinave që ndodhen në vende jo të caktuara, rritja e vetëdijes së nxënësve për menaxhim të mbeturinave si dhe të zhvillohet mekanizëm për përkrahje të aksioneve. Në aksion morën pjesë 250 nxënës bashkë me arsimtarët e tyre. Gjatë aksionit nxënësit realizuan këto aksione: pastrimi i klasave, korridoreve dhe oborrit të shkollës.