25 dhjetor 2014

Panairi në shkollë (Dhjetor 2014)


    Të mërkurën me 24 Dhjetor 2014 në hapsirat e shkollës qendrore "Përparimi" Çegran, nga ana e nxënësve u organizua panairi i librit. Pjesmarës në panair ishin nxënësit, arsimtarët prindërit e nxënësve si dhe qytetarë tjerë. Për këtë rast nxënësit kanë nxjerrë në shitje libra të ndryshëm, punime artistike, ushqime të ndryshme tradicionale si dhe sende tjera për shitje. Me këtë projekt synohet që te nxënësit të nxitet ndjenja për sipërmarje dhe biznes. Mjetet e grumbulluara nga ky panair, do të shfrytëzohen për furnizimin e bibliotekës së shkollës me literaturë si dhe lektyra të ndryshme të cilat u nevojiten nxënësve gjatë shkollimit të tyre.

0 komentet :

Posto një koment