Aplikimi për kartela shëndetësore elektronike, bëhet nëpërmjet formularit, të cilin e keni të paraqitur më poshtë. Kjo është një tabelë e punuar në Excel. Në tabelë shënohen të dhëna për bartësin e sigurimit (kryefamiljari), për bashkëshorten dhe për fëmijët tuaj. Te tabela do të plotësoni të dhënat tuaja. Këtë formular, së bashku me dokumentacionin tjetër përcjellës, ia dorëzoni shkollës, e cila mëpastaj i dërgon në njësinë rajonale, të fondit për sigurim shëndetësor. Dokumentat tjerë të cilët i bashkangjiten kësaj tabele (e cila mëpastaj duhet printuar), janë nga 1 fotokopje të letërnjoftimeve për prindërit dhe fotokopje nga çertifikatat e datëlindjes për fëmijët tuaj të cilët sigurohen.
Nëse dëshironi të mbushni të dhënat tuaja, mund të shkarkoni dokumentin në fjalë duke klikuar këtu . Dokumenti është i punuar në Office Excel 2007/2010
Vërejtje : Dokumentin mund ta plotësoni në formë elektronike dhe ta përcjellni deri te personat e autorizuar në shkollën tuaj, ku mund t'i bëni korigjimet e nevojshme para se ta printoni, ose ta mbushni me dorë, duke kërkuar një kopje të shtypur te sekretari i shkollës suaj.

0 komentet :
Posto një koment