20 tetor 2014

Maqedonia pa mbeturina

          Në shkollën fillore "Përparimi" Çegran me datë 18.10.2014 u realizua projekti "Maqedonia pa mbeturina" Qëllimi kryesor i projektit ishte pastrimi i mbeturinave që ndodhen në vende jo të caktuara, rritja e vetëdijes së nxënësve për menaxhim të mbeturinave si dhe të zhvillohet mekanizëm për përkrahje të aksioneve. Në aksion morën pjesë 250 nxënës bashkë me arsimtarët e tyre. Gjatë aksionit nxënësit realizuan këto aksione: pastrimi i klasave, korridoreve dhe oborrit të shkollës.

0 komentet :

Posto një koment