20 mars 2020

Gjendje e jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me datë 18.03.2020 ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej

30 ditë.
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha se Qeveria ka vendosur të kërkojë nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, që në vend të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për t’u mbrojtur me masa më rigoroze nga përhapja e virusit korona.
“Ballafaqohemi me situatë serioze dhe të jashtëzakonshme, duhet të ndërmerren masa të jashtëzakonshme. Kërkojmë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin e Maqedonisë, tani dhe menjëherë. Qeveria e RVM-së nuk ka më dilema, në seancë vendosëm që masat e deritanishme i kanë dhënë rezultatet e pritura, por është e nevojshme të shtohen masat, të përforcohen dhe të radikalizohen duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme, që të parandalojmë eskalim të situatës ” tha mes tjerash ai.

0 komentet :

Posto një koment