29 nëntor 2017

Program i organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së shtetit Shqiptar

     
       Në shkollën qendrore në fsh. Çegran me fillim në ora 10:00 nxënësit përgatitën program me rastin e Ditës së Pavarësisë së shtetit Shqiptar. Në program morën pjesë, nxënësit e shkollës arsimtarë dhe prindërit e nxënësve. Në program u recituan poezi dhe u kënduan këngë nga korri i shkollës.

          Në shkollën periferike në ora 11:00 u realizua program i organizuar nga nxënësit e shkollës me recitime, këngë, valle, humor dhe aktivitete tjera. Në këtë program morën pjesë edhe artistë të cilët u prezantuan me pika të caktuara të humorit dhe këngëve. Nxënësit poashtu kishin përgatitur edhe ushqime tradicionale në kuadër të ditës së hapur me prindërit.



0 komentet :

Posto një koment