14 prill 2016

Vizitë Komunës së Gostivarit 08.04.2016

Nxënësit e klasave të katërta me datë 08.04.2016 realizuan vizitë Komunës së Gostivarit, me ç'rast u pritën nga kryetari i Komunës Nevzat Bejta si dhe përfaqësuesit nga resori për arsim. Me këtë rast nxënësit vizituan hapsirat e punës si dhe u njoftuan me mënyrën e funksionimit të resorëve të ndryshëm në komunë. Vizita u bë në kuadër të aktiviteteve të parapara në planifikimin vjetor në shkollë. Gjatë këtij rasti nxënësit dhuruan një mozaik të punuar nga nxënësit. 














0 komentet :

Posto një koment