04 gusht 2012

Korea Jugore nëpër shkolla, në vend të letrave dhe lapsave, implementon tabletët

Ministria për arsim shkencë dhe teknologji në Korenë Jugore do të investojë dy miliardë dollarë për didgjitalizimin komplet të shkollave, me qëlim që nxënësit të fitojnë metoda më interaktive dhe më praktike të të mësuarit.
Qëllimi është ndërtimi i sistemit cloud computing nëpër shkolla, ku do të gjendej e tërë përmbajtja tekstuale nga librat prej letrave, e pasuruar me përmbajtje audio dhe video.
Arkivimi i të dhënave në cloud do të mundësonte përzgjedhjen e lehtë të leksioneve të nevojshme dhe praninë e tyre, pa marë parasyshë se nxënësit ndodhen në klasë, park apo shtëpi. Sistemi i këtillë poashtu do të eliminonte ikjet nga mësimi, mbasi të gjitha leksionet e lëshuara do të mund të plotësoheshin nëpërmjet internetit. Qeveria poashtu do të ndajë tabletë pa pagesë si kompensim për librat, t[ë gjitha familjeve me të ardhura të vogla.





0 komentet :

Posto një koment